PBR

Ku mund të gjej informacion mbi hedhjen më të re në qarkullim, ndreqje dhe përmirësime?

We post all releases and release notes on our open-source project pages at https://github.com/guardianproject/orbot/releases and https://github.com/guardianproject/orbot-ios/releases

Ç’është Tor-i?

Tor-i është një rrjet relesh të mbajtura në punë nga vullnetarë anembanë botës, që ju lejon t’i kaloni komunikimet tuaja në to, çka ju bën të mundur t’u fshini sajtet që vizitoni personave që vëzhgojnë lidhjen tuaj internet, u pengon gjithashtu sajteve që vizitoni të njohin vendndodhjen tuaj kokrete.

Pse është më i ngadaltë interneti, kur jam i lidhur në Tor?

Ngaqë e kaloni trafikun tuaj nëpër rele të mbajtura në punë nga vullnetarë anembanë botës dhe lidhja juaj do të preket nga ngecje dhe vonesa rrjeti.

Si ta di se jam i lidhur në Tor?

Pasi të hapni Orbot-in, shtypni butonin e madh dhe pas pak sekondash që vendoset lidhje me Tor-in do të shihni një mesazh ku thuhet 100% i lidhur dhe butoni do të bëhet i gjelbër. Nëse përdorni një VPN për të kaluar trafikun e shfletuesit përmes Tor-i, mund ta kontrolloni lidhjen tuaj duke kaluar te https://check.torproject.org/, një lidhje e krijuar nga ekipi i Tor-it për t’ju treguar nëse jeni apo jo të lidhur në Tor.

Ç’janë urat?

Urat janë rele Tor që ndihmojnë të anashkalohet censurimi. Mund të provoni ura, nëse Tor-i është i bllokuar nga ISP-a juaj.