Orbot - VPN Tor-i për Telefona të Mençur

Mbajeni privat dhe të zhbllokuar trafikun e aplikacioneve tuaja.

tor-logo

Tor-i mbahet në këmbë nga një rrjet i larmishëm personash. Kur përdorni Tor-in, asnjë shoqëri apo person s’ka hyrje te veprimtaria juaj e shfletimit.

Mësoni rreth Tor-it te torproject.org
EncryptedTraffic-icon

Trafik i fshehtëzuar.

Trafiku juaj internet fshehtëzohet, mandej kalohet nëpër tre pjesë të ndryshme të botës, para se të mbërrijë atje ku e nisët.

OnlinePrivacy-icon

Privatësi Internetore.

Palët e treta s’do ta dinë se ç’aplikacione po përdorni. Adresa juaj e njëmendtë IP nuk nxirret sheshit.

NoCensorship-icon

Pa censurë.

Fitoni hyrje te aplikacione dhe lëndë, pavarësisht kufizimeve tuaja gjeografike apo të rrjetit.

NoSurveillance-icon

Pa survejim.

Funizuesit e shërbimeve Internet (ISP) dhe operatorët e rrjeteve celulare s’kanë për ta parë shfletimin tuaj.

NoTracking-icon

Pa gjurmim.

Kontrollin e keni ju. Çaktivizoni ndjekjen tuaj nga palë të treta.

screenshots-image

Klauzolë

Përdorimi i Orbot-it nuk garanton siguri ose privatësi në vetvete. Thjesht jep një grup veçorish që mund të zgjerojnë privatësinë dhe anonimitetin e trafikut tuaj në rrjet. Ju lutemi, mbani mend sa vijon…

Nëse përdorni Orbot-in për të bërë hyrje në aplikacione që normalisht i përdorni jashtë rrjetit Tor, aplikacioni mund të jetë në gjendje t’ju identifikojë dhe të dijë që po përdorni Tor-in. Në disa rrethana (p.sh., disidentë politikë në vende represive), kjo mund të përbëjë në vetvete informacion komprometues.

Gjeolokalizim, Media dhe Informacion Celulari

Aplikacionet mund të përdorin API Gjeolokalizimi (për të parë vendndodhjen tuaj aktuale GPS), të hyjnë në foto dhe video në depozitë të jashtme, ose të përftojnë të dhëna rreth telefonit tuaj celular, b.f., numër telefoni dhe hollësi shërbimi celular. Përdoruesit duhet të mbesin gjithashtu vigjilentë për çfarëdo flluskash që kërkojnë leje për hyrje/përdorim.

Më Tepër Informacion

Projekti Tor mirëmban një faqe të vogël ndihmëzash rreth qëndrimit anonim, teksa përdoret Tor-i.

Një regjistër i hedhjeve në qarkullim të Orbot-it, përfshi probleme të dikurshëm sigurie, ndreqje të metash, etj mund të kihet këtu. Mund të shihni edhe projektin GitHub, për një listë të tanishme të problemeve të ditura.

I lirë dhe i hapët.

Orbot-i është aplikacion i lirë! Përkrahni zhvillimin e vazhdueshëm të aplikacionit. Përhapni dashuri.