PBR

Ku mund të gjej informacion mbi hedhjen më të re në qarkullim, ndreqje dhe përmirësime?

Postojmë krejt hedhjet në qarkullim dhe shënime për to në faqet tona të projektit me burim të hapët te https://github.com/guardianproject/orbot/releases dhe https://github.com/guardianproject/orbot-ios/releases

Ç’është Tor-i?

Tor-i është një rrjet relesh të mbajtura në punë nga vullnetarë anembanë botës, që ju lejon t’i kaloni komunikimet tuaja në to, çka ju bën të mundur t’u fshini sajtet që vizitoni personave që vëzhgojnë lidhjen tuaj internet, u pengon gjithashtu sajteve që vizitoni të njohin vendndodhjen tuaj konkrete.

Pse është më i ngadaltë interneti, kur jam i lidhur në Tor?

Ngaqë e kaloni trafikun tuaj nëpër rele të mbajtura në punë nga vullnetarë anembanë botës dhe lidhja juaj do të preket nga ngecje dhe vonesa rrjeti.

Si ta di se jam i lidhur në Tor?

Pasi të hapni Orbot-in, shtypni butonin e madh dhe pas pak sekondash që vendoset lidhje me Tor-in do të shihni një mesazh ku thuhet 100% i lidhur dhe butoni do të bëhet i gjelbër. Nëse përdorni një VPN për të kaluar trafikun e shfletuesit përmes Tor-i, mund ta kontrolloni lidhjen tuaj duke kaluar te https://check.torproject.org/, një lidhje e krijuar nga ekipi i Tor-it për t’ju treguar nëse jeni apo jo të lidhur në Tor.

Ç’janë urat?

Urat janë rele Tor që ndihmojnë të anashkalohet censurimi. Mund të provoni ura, nëse Tor-i është i bllokuar nga ISP-a juaj.

Pse u bë kaq i paqëndrueshëm Orbot-i për iOS?

Sulmet mbi rrjetin Tor u shtuan, që prej luftës në Ukrainë. Prej atëherë, janë ndrequr cenueshmëri sigurie dhe janë shtuar dhe nyja, por, nga ana tjetër, kjo ha më tepër kujtesë. Kienti Tor është i ndjeshëm ndaj ndryshimesh në rrjet, ngaqë dëshiron të zbulojë gjithçka për të. Sa më tepër nyja gjen, aq më tepër kujtesë përdor. Mjerisht, Apple-i lejon përdorimin e vetëm 50 MB RAM (megabajte, në një pajisje që ka të paktën 3 GB - GIGAbajte!) në të ashtuquajturat “Zgjerime Rrjeti” (API që duhet përdorur për aplikacione në stil “VPN”-je). Ky është kufi shumë i pafavorshëm për software të tillë si Tor-i. Veç kësaj, Tor-i origjinal i përdorur tani, i shkruar në C është duke u nxjerrë në pension, ndërkohë që një sendërtim i ri i Tor-it i shkruar në Rust është duke ardhur, por jo atje ku duhet të jetë, ende jo. Ju lutemi, bëni durim.

Pse lidhet paprerë Orbot-i për iOS?

Shihni përgjigjen më sipër – për shkak të madhësisë së pjesës së rrjetit Tor që shihni, mund të mbërrini në kufirin 50 MB. iOS e asgjëson “Zgjerimin e Rrjetit”, kur është kështu. Nëse keni përzgjedhur “rinisu, kur ka gabim” (aktive, si parazgjedhje), do të provohet vetvetiu të riniset.

Si mund ta bëj Orbot-in për iOS që të funksionojë?

Provoni të fshini fshehtinën. Ndonjëherë, heqja qafe e informacioneve të vjetra mund të çlirojë sasi të mjaftueshme kujtese. Por, zbulimi nga e para e çdo nyje faktikisht përdor më tepër kujtesë se sa ngarkimi i tyre prej fshehtine. Ndaj, nëse s’niset herën e parë, jepini më tepër shanse për t’u rinisur. Do të ngarkojë gjithnjë e më tepër informacion të tanishëm, çka lë më tepër kujtesë për veprimet e zakonshme.

Niset, me një fshehtinë të freskët, por pas pak vithiset sërish.

Kaloni te Rregullime, aktivizoni “Fshi përherë fshehtinën, para nisjes”. Do të zgjasë më shumë, por do të riniset, për sa kohë që pjesa e rrjetit që shihni, s’është shumë e madhe për një nisje të freskët.

Tor-i ankohet te regjistri se “MaxMemInQueues” është shumë e ulët dhe se s’mund të ndërtojë qarqe!

E vëmë të ulët këtë (5 MB, si parazgjedhje), që të mos mbërrijmë shumë shpejt në tavanin 50 MB. Mund të eksperimentoni duke e rritur. Kaloni te Rregullime. Jepni --MaxMemInQueues (dy minuse!) në një rresht te “Formësim i Thelluar Tor-i”, jepni 10 MB në rreshtin pasues. Riniseni. Nëse përfundoni në një qerthull rinisjesh, po përdorni shumë kujtesë. Në një rast të tillë, hiqni prapë këto rreshta.

Asgjë s’bën punë, Tor-i nuk niset.

Provoni të përdorni ura të përshtatura, edhe pse nuk ju duhen për të anashkaluar bllokimin. Pjesa e rrjetit Tor që shihni përmes urash mund të jetë më e vogël, kështu që klienti Tor s’do të konsumojë shumë kujtesë.

Urat duket se i bllokojnë!

Klikoni “Kërkojini Tor-it” – do të përditësojë listën e urave të brendshme Obfs4, do të përditësojë formësimin për Snowflake-un dhe do t’ju japë një dorë urash të përshtatura. Provoni sërish krejt kombinimet. Mundeni edhe të përdorni Telegram-in, ose robotin email, ata do të japin ura të ndryshme, nga grupe të tjera.

Pse bazohet në Orbot për iOS versioni i ri i Shfletuesit Onion?

Apple pruri një vizatues të ri (më të shpejtë) web, të quajtur WKWebView, i cili zëvendësoi UIWebView dhe donte që krejt aplikacionet të kalonin nën të. Porr, WKWebView nuk mbulonte kalimin e trafikut nëpër ndërmjetës në mënyrën që bënte UIWebView. Përsipër këtyre, kjo qe përherë një lloj paterice, ngaqë s’kalonim dot kurrë rrjedha audio/video përmes ndërmjetësish dhe nxirrnim zbuluar adresën tuaj IP, përmes WebRTC-së. Me Orbot-in, këto probleme hiqen qafe. Mjerisht, Orbot iOS tani aksidentalisht përfundoi në këtë qoshe, prej nga është e vështirë të dilet. Që me iOS 17, WKWebView mbulon përdorim ndërmjetësish, ndaj tani prapë keni një zgjedhje. Ju lutemi, përditësoje me iOS 17, nëse mundeni!