Privatësi Trafiku

Trafiku i fshehtëzuar, prej cilitdo aplikacion, përmes rrjetit Tor, ju jep standardin më të lartë të sigurisë dhe privatësisë.

Ndalni Përgjimin

Se ç’aplikacione përdorni dhe kur, apo nëse reshtni së përdorni ato, s’e dinë sy të tjerë.

Historik i Mbrojtur

Pa regjistrim të qendërzuar të historikut të trafikut tuaj, apo adresës tuaj IP nga operatori i rrjetit tuaj dhe shërbyesit e aplikacioneve.

tor-logo

Bazuar në Tor

Orbot-i është lidhja juaj e besuar për Tor në Android dhe iOS.

Mbroni dhe zhbllokoni
aplikacione specifike.

Orbot-i (në Android) ju lejon të zgjidhni në mënyrë specifike cilët aplikacione të kalohen përmes Tor-i, duke ju lejuar të përdorni ende aplikacione dhe shërbime që mund ta kenë problem trafikun e ardhur prej Tor-i.

Hyrje super e shpejtë, super e siguruar në shërbime të njohur Onion.

Shërbimet Onion janë versione sajtesh që mund të përdoret vetëm përmes Tor-i. Orbot-i i lejon cilitdo aplikacion të lidhet me një shërbim Onion dhe telefonit tuaj të strehojë vetë ai një shërbim Onion!

Jini i Lidhur

Orbot-i ofron hyrje te një larmi Urash Tor, që të mund të mbesni të lidhur edhe në rrjetet me më tepër kufizime

“Orbot-i është rruga më e parrezik për të qenë i lidhur me aplikacionet që më duhen!”

Shqyrtim në Play Store - 21 maj 2018

Rreth zhvilluesve.

Orbot-i është i lirë dhe me burim të hapët. Cilido mund të ndihmojë duke kontribuar, peshuar apo inspektuar kodin. Në programuesit me kontribut kryesor përfshihen Nathan Freitas, Hans-Christoph Steiner, Bim, Benjamin Erhart, etj prej Guardian Project.

Ndiqni @GuardianProject

I lirë dhe i hapët.

Orbot-i është aplikacion i lirë! Përkrahni zhvillimin e vazhdueshëm të aplikacionit. Përhapni dashuri.