Ligjore

Orbot është e drejtë kopjimi e © 2009-2022 Nathan Freitas dhe Guardian Project. Krejt të drejtat të rezervuara. “Orbot” dhe stema e Orbot-it janë shenja tregtare të Nathan Freitas. Orbot-i jepet sipas termave të licencës 3-clause BSD license

Ky program përdor kriptografi të fuqishme dhe mund të jetë objekt i disa kufizimesh eksportimi/importimi ose përdorimi, në disa pjesë të botës. PARA përdorimit të çfarëdo software-i fshehtëzimesh, ju lutemi, shihni ligjet e vendit tuaj, rregulloret dhe rregulla që lidhen me importim, pasje në zotërim, ose përdorim dhe rieksportim software-i fshehtëzimi, për të parë nëse kjo lejohet. Për më tepër informacion, shihni https://www.wassenaar.org.

Nëse jeni një zhvillues dhe keni në plan të rishpërndani këtë aplikacion në formën burim, ose dyore, ju lutemi, lexoni kartelën e LICENCËS për hollësi të plota licence dhe detyrimesh ligjore.